
"Protesta e paralajmëruar e opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë me samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Tiranë, është një rast i mirë për ti thënë BE-së, se kjo nuk është qeverisja me ngjyra e Ramës, që ju mbështesni", kështu u shpreh Engjëll Musai, në “MCN live”, ku tha se zëri i qytetarëve, është ilaçi më i mirë shërues për çdo shoqëri.
Jam personalisht pro çdo protestë që zhvillojnë qytetarët tanë. Sot sikurse kam mbështetur të gjitha protestat e PS dhe këto të PD, protesta janë ilaç shërues për çdo shoqëri.
Kushdo që udhëheq këto protesta, kushqëdo për proteston ndaj qeverisë së një vendi, është ilaç për shoqërinë, sepse mban në korniza të forta demokracinë e një vendi, nuk i lerë që të kthehen në padrino të qytetarëve cilitdo pushtetar, dhe koha ka treguar se politika shqiptare nuk po lë gur dhe kusur që ti shembi protesta e qytetarëve, të mos ketë protesta të sindikatave,
Mua nuk më intereson as Saliu, as Meta, as Rama askush, unë flas si qytetar, pse po mblidhet samiti i BE-së në Tiranë? Për Integrimin, kush janë 5 kushtet: 1, reforma në, drejtësie e cila është e dështuar, reforma administrative, pastaj krimi është i dështuar, korrupsioni në nivele të larta, të drejtat e njeriut në nivele më të ulëta të mundshme.
Pra, pikërisht këto duhet ti thuhen BE-së atë ditë në protestë, për ti thënë BE-së se kjo protestë është e ligjshme, kjo po behtë që ju ta kuptoni, bashkë me mediat që do ju shoqërojnë , pra, për ti thënë që nuk është kjo qeverisje me ngjyra që ju mendoni, porse ky është realiteti i qytetarëve këtu.



