Lugina e Preshevës kërkon nga Shqipëria angazhim diplomatik e shtetëror për t’i mbështetur

Lugina e Preshevës kërkon nga Shqipëria angazhim diplomatik e shtetëror për t’i mbështetur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj unifikoi në një takim në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me pasivizimin e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

“Diskutuam hollësisht për një seri çështjesh në interes të ndërsjelltë. Ndamë pikëpamjen se pasivizimi i adresave konkrete dhe vendbanimeve të përgjithshme në Medvegjë specifikisht nuk është një prirje e izoluar, është duke u shtrirë dhe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Kjo nuk është vetëm masë përjashtimi politik, por edhe sulm mbi demokracinë. Mbroj fuqimisht të drejtën themelore për përdorim të simboleve dhe gjuhës në atë hapësirë. Njohja e teksteve mësimore në nivelin fillor dhe të mesëm është e domosdoshme dhe nuk do të kursejmë asnjë përkjekje në këtë drejtim. Insistoj edhe njëherë në përfshirjen proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë në të gjitha nivelet”, tha ai.

Cakaj tha se të gjitha diskutimet për bashkërendimin e qëndrimeve politike dhe thellimin e bashkëpunimit do të materializohen në një plan veprimi, duke njoftuar edhe një vizitë shumë të shpejtë të tij në Luginën e Preshevës.

Nga ana tjetër kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, kërkoi angazhim diplomatik dhe shtetëror në mbështetje të Luginës.

“Duhet angazhim diplomatik e shtetëror në mbështetje të Luginës së Preshevës. Republika e Shqipërisë do të ndërmarrë një sërë masash për të ridimensionuar Republikën e Shqipërisë në konsumimin e nenit të 8 të Kushtetutës që do të mundësojë gradualisht që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë nën përkujdesjen institucinale të Republikës së Shqipërisë”, tha Mustafa.

Sipas Cakajt, mbledhja e sotme nuk duhet të kuptohet si një ngjarje e veçantë, por një proces i vazhdueshëm që ka për qëllim bashkërendimin e qëndrimeve tona politike dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës në veçanti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy