Këshilltarët e LSI-së kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët para Bashkisë së Tiranës, ku kanë përmendur edhe emrin e deputetit të PS-së, që sipas tyre vjedh ujin e pijshëm.
Sipas tyre, ai është Xhemal Qefalia. Gjithashtu, ata kanë treguar edhe dy propozime të tyre për ngritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
“Kërkojmë nga Bashkia e Tiranës, që për disa kategori biznesesh çmimi i ujit të mos ndryshojë.
Gjithashtu, propozimi i dytë lidhet me familjet që janë në skemë të ndihmës sociale”, tha Endrit Braimllari, deputet i ri i LSI-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.
“Sipas qytetarëve, Xhemal Qefalia është një biznesmen i PS-së që nuk e paguan ujin e pijshëm në bizneset e tij”, thanë këshilltarët e LSI-së.



