Ndoka: Rama të pranojë qeveri tranzitore ose do përballet me revoltë politike e qytetare (VIDEO)

Ndoka: Rama të pranojë qeveri tranzitore ose do përballet me revoltë politike e qytetare (VIDEO)

Krerët e partive të vogla e shohin pozitivisht sugjerimin e ambasadës Amerikane për të implementuar sistemin zgjedhor Danez. Në një intervistë për TvT, Nard Ndoka thotë se Rama ose do të pranojë një qeveri tranzitore ose do të përballet me revolucion qytetar.

Unë kam shumë pikëpyetje që mund të pranohen nga mazhoranca për faktin se është Edi Rama iniciatori i ndryshimit të sistemit. Vetëm për ndonjë presion i fortë që vjen nga SHBA-të mund t’a tundë kryeministrin e vendit nga vendimmarrja”.

Përballë situatës aktuale, sipas Ndokës, Rama ka dy zgjidhje.

Ose do të pranojnë që zgjedhjet do të organizohen nga një qeveri tranzitore ose Prokuroria të hetojë krimin zgjedhor. Nëse ne kemi përballë përsëri një anadollak si Rama, besoj që kufijtë e durimit dhe të rrugëve demokratike për fatin e keq kanë mbarur. Ai do të përballet me një revoltë të politikës së pari, pasi ne kemi tashmë përgjegjësinë dhe të drejtën morale për t’a bërë një gjë të tillë. Por edhe me një revolucion qytetar”.

Lidhur me dyshimet e hedhura për sabotimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore, Ndoka thotë se ambasadorja Kim ka të drejtë, por duhet të flasë me emra konkretë.

Edhe Dashamir Shehi, kreu i Lëviyjes për Zhvillim Kombëtar e vlerëson pozitiv reagimin e ambasadës amerikane edhe pse të vonuar, megjithatë mendon së nuk i jep ndonjë rol të rëndësishëm partive të vogla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy