Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit organizon debat/ Xhaçka: Mbështetje grave që kontribuojnë për paqe

Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit organizon debat/ Xhaçka: Mbështetje grave që kontribuojnë për paqe

Që nga 1 qershori 2022, Shqipëria ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë te ditur sot përmes një video-mesazh, se ky është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe në të njëjtën kohë!

Ajo ka njoftuar organizimin e sotëm të debatit të hapur përkitazi me Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës ‘Gratë, Paqja dhe siguria’, përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.

“Që nga miratimi historik i Rezolutës 1325 (2000), kuadri normativ në fushën “ Gratë, Paqja dhe Siguria”, ka vazhduar të zhvillohet gjerësisht. Megjithatë, pavarësisht zhvillimit të politikave të tilla, gjatë dy dekadave të fundit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zbatimin e tyre. Pjesëmarrja kuptimplotë e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe përfshirja e tyre kuptimplotë në parandalimin e konflikteve dhe negocimit të proceseve të paqes, ende sfidohet nga barrierat strukturore, mungesa e aksesit në burimet politike dhe ekonomike, si dhe nga një mentalitet kryesisht mashkullor i politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare”, tha ministrja Xhaçka.

“Ngjarjet e fundit në pjesë të ndryshme të botës, në Ukrainë, Afganistan, Sudan, Myanmar, Mali, Etiopi etj., nuk kanë kërcënuar vetëm arritjet e brishta të agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, por edhe jetën, punën e grave paqendërtuese dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut. Rritja e fundit e grushteve ushtarake të shtetit dhe kapja e pushtetit me forcë, ka ndikuar në mënyrë drastike, në perspektivat e organizatave të grave dhe avokatëve të barazisë gjinore në këto vende si dhe ka testuar aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të përmbushur mandatin e Këshillit të Sigurimit”, u shpreh Xhaçka.

“Një koordinim më i mirë dhe një bashkëpunim më i ngushtë, ndërmjet Këshillit të Sigurimit dhe organizatave rajonale dhe nën-rajonale, mund të bëjë diferencën në terren. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për njohuri dhe perspektiva të reja, për të përshpejtuar zbatimin e agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria””, nënvizoi Xhaçka.

Ne besojmë fuqimisht se organizatat rajonale dhe nën-rajonale, mund të luajnë një rol vendimtar në këtë drejtim, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të trazuara. Këtë do të përpiqemi të arrijmë gjatë Debatit të Hapur: Të identifikojmë mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, në kontekste të diktuara nga një grusht ushtarak shteti i mundshëm apo nga marrja e pushtetit me forcë; Të ndajmë përvojat dhe idetë më të mira mbi mënyrat se si Këshilli i Sigurimit ose organizatat rajonale, mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë agjendë në situata të tilla; Të mbështesim punën e atyre grave që kontribuojnë në ndërtimin e paqes, organizatave të shoqërisë civile dhe ta vendosim analizën gjinore në qendër të strategjive tona të parandalimit dhe reagimit.

“Së bashku, mund të arrijmë shumë më tepër dhe të mbajmë premtimet e bëra për popujt tanë, veçanërisht për gratë dhe vajzat anembanë botës”, përfundoi Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy