Sekuestrimi i pasurive/ Zhabina: Oltion Bistri më i akuzuari politikisht, hetimi pasuror i vështirë për prokurorinë

Sekuestrimi i pasurive/ Zhabina: Oltion Bistri më i akuzuari politikisht, hetimi pasuror i vështirë për prokurorinë

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live duke folur për sekuestrimin e pasurive nga SPAK u shpreh se Oltion Bistri është një nga personazhet më të akuzuar politikisht.

Ai tha se aktualisht mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe se pozicioni që ai ka mbajtur në polici se drejtuesi i operacionales ka pasur shumë dritëhije.

Mendoj se është vazhdimi i ‘metamorfozës 2’ dhe fokusi besoj do jetë pasuria e personazheve që janë pjesë e asaj dosje. Si ka mundësi që një oficer policie të ketë atë pasuri, kjo është ajo që të bën përshtypje, apartamente, dyqane, dhe në total sipas SPAK është mbi 1 mln euro. Është sekuestro preventive ka dyshime se mund të përdoret nga personi për qëllime të tjera si tjetërsime apo kriminale.

Bistri deri tani rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në funksion të disa viteve më parë në krye të komisariatit nr. 2 dekonspironte kolegët e tij për operacione të caktuara duke marrë para apo ndërruar ndere me personazhe të asaj dosje. Bistri është një nga personazhet më i atakuari mund të themi ku Berisha e akuzonte si pjesëtar i grupeve kriminale dhe pikërisht për të gjitha këto arsye SPAK ka kaluar në sekuestron e pasurisë së tij. Pozicioni që ai ka mbajtur në polici si drejtuesi i operacionales ka pasur mjaft dritëhije. Pasuria mendoj se do jetë ajo që do u dhëmbë më shumë këtyre personazheve të dosjes metamorfoza sepse i ke dhënë goditjen përfundimtare.

I pyetur nëse vettingu në polici mund ti japë fund kësaj kategorie, Zhabina u shpreh se asnjë polic nuk ka pranuar se ka përdorur aplikacionet SKY dhe se vërtetimi i tyre ëhstë shumë i vështirë.

Ai tha se policia mbetet me të njëjta figura prej shumë vitesh, ndërsa theksoi se hetimi pasuror është i vështirë për prokurorinë.

Kjo nismë vetingu apo deklarim për përdorimin e pajisjeve encro mendoj se është një nismë që nuk të nxjerr askund sepse ne kishim një dosje tjetër të SPAK atë të Dedan Gjoni i cili se pengoi fare paisja apo jo e encro në telefonin e tij por e shpërndau informacionin me anë të ëhatsApp. Si do e ndaloi ministria brendshme apo shteti që një oficer të shpërndajë informacion, pritet të shihet kush do jetë zhvillimi tjetër sepse nga deklarimet e deritanishme asnjë nuk ka pranuar se ka një pajisje të tillë.

Pasi është falja e tyre kundër verifikimeve që mund të ketë policia. Nuk mendoj se janë vetëm aq policë që gjenden në dosjen e SPAK që kanë përdorur aplikacionin. Ne jemi përballë faktit që vetingu në policinë e shtetit nisi ndaloi nisi ndaloi, pra nuk është marrë aq seriozisht dhe ata oficerë policie që janë shkarkuar deri tani janë shkarkuar nga një komision i posaçëm, ndërsa tani këtë do e bëjë agjencia e mbikëqyrjes policore e cila ka dhe shumë punë të tjera, prandaj nuk është një nga ato nismat që po bëhet për konsum politik dhe duket sikur të gjithë punojnë në këtë vend dhe në fakt policia e shtetit mbetet po me ato personazhe që qarkullojnë prej 12 vitesh. Njerëzit nuk priren për të blerë pasuri të konfiskuara, ndërsa hetimi pasuror mbete mjaft i vështirë për prokurorinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy