Zhupa: Kushtetuesja humbi një shans historik, Butrinti në rrezik!   

Zhupa: Kushtetuesja humbi një shans historik, Butrinti në rrezik!   

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha që Gjykata Kushtetuse nuk arriti të ngrihej në nivelin për të cilën është votuar, duke iu referuar vendimit për Butrintin.

Zhupa vë në dukje se Kushtetuesja tha që s’mund të gjykojë mbi kartën europiane të autonomisë vendore, ndërkohë që në të kaluarën e ka bërë një gjë të tillë.

Zhupa tha se vendimi i hap rrugë dëmtimit të parkut, pasi i hiqen detyrat shtetit mbi një pasuri kombëtare.

"Gjykata Kushtetuese nuk paraqet në parashtrimet e veta a është shkelje apo jo e Kushtetutës fakti që një ministër shkel Kushtetutën, merr një pozicion në një fondacion privat dhe firmos një marrëveshje, e cila thotë që si anëtar i këtij bordi duhet të zbatojë interesin e fondacionit, para interesit publik. Gjykata Kushtetuese shprehet që s’mund të gjykojë mbi kartën europiane të autonomisë vendore, dhe bie ndesh mbi vet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi ka marrë vendime edhe për Zogun e Zi. Tani për Butrintin karta s’qenka për t’u marrë në shqyrtim. GJK s’ka gjetur dot një argument për të cilin mund t’i mbushte mendjen çdo shqiptari. Dje me një vendim shumice për të cilin s’e dimë sa kanë qenë votat, por gjykata s’arriti dot të ngrihej në nivelin për të cilën është votuar dhe është bërë reforma drejtësi. Gjykatësit në një farë mënyrë ruajnë atë konceptin e varësisë ndaj institucionit që i ka zgjedhur. Gjykatësit pasi zgjidhen s’i kanë më asnjë lloj detyrimi qoftë Parlamentit, Presidentit, apo kujtdo qoftë që i ka zgjedhur, por kanë detyrim vetëm Kushtetutën dhe interesin kombëtar. Gjykata Kushtetuese humbi një shans historik. Butrinti është në rrezik nga pangopësia e disa njerëzve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy