Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e sotme shpjegoi mënyrën se si funksionon regjistrimi për tu bërë pjesë e votimit për të gjithë shqiptarët në diasporë.
Celibashi tha se regjistrimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars në platformën PER, pas aksesimit të parë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kur shkon të rubrika votues nga jashtë, aty do tu shfaqen tre butona.
Njëri buton fton për tu futur në PER, tjetri ka të dhënat për regjistrimin dhe butoni i tretë nëse ka nevojë për më shumë sqarime.
Duke u futur në PER, votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit.
Ka një buton ndihme që pa filluar procesin të kërkojë asistencë ose duke pyetur përmes një sistemi chatbot, mund të telefonojë një operator të KQZ, telefonata është me pagesë, mund të komunikojë përmes WhatsApp dhe mund t’i dërgojë email Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërsa për shqiptarët jashtë vendi të cilët mund të hasen me refuzim të kërkesës për regjistrim, deklaroi se mund ta përsërisin sa herë të duan aplikimin pasi nuk do të ketë penalizime dhe se afati i fundit është 4 marsi.
Celibashi shtoi se po bashkëpunohet me institucionet e tjera shqiptare, për të reaguar për çdo risk të mundshëm.



