Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e partive aleate të opozitës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike.
Në takim janë të pranishëm kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i PDK-së, Nard Ndoka, etj.
Mbledhja ka nisur pranë selisë së PD-së.
Mbrëmjen e djeshme, Meta në një konferencë për shtyp, kërkoi nga palët që të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë ai vendosi të gjithë mandatet politike në dispozicion të zgjidhjes së krizës.
Ndërsa, Rama në një reagim ditën e sotme u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, si dhe nuk do të ketë qeveri teknike.



