Ndryshimet në qeveri, Meta: Tregues i kalbëzimit të qeverisjes, larje hesapesh brenda PS

Ndryshimet në qeveri, Meta: Tregues i kalbëzimit të qeverisjes, larje hesapesh brenda PS

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ndryshimet në qeveri, duke thënë se nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse të qeverisjes.

Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes. Janë një përpjekje për të krijuar iluzionin, se diçka po ndryshon.

Padyshim, që janë një larje hesapesh, edhe vetë brenda Partisë Socialiste. Hiqen disa persona të cilët kanë pasur një kontribut, apo një karrierë të caktuar politike në atë parti.

Dhe vendosen disa anonimë, të cilët do të firmosin pa asnjë kusht, pra në raport me kërkesat e ligjit dhe Kushtetutës, gjithçka që do të kërkojë Edi Rama.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ai tha se lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, as dhënien fund të korrupsionit, as luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, as forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Edi Rama vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës, nga frika e dëshmisë së radhës të ish-krahut të tij të djathtë për 10 vite, ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj që pritet të japë sot të tjera prova rëqethëse të inkriminimit të Qeverisë në nivelet më të larta.

Pa u larguar Edi Rama nuk ka asnjë shpresë se ndryshimet në Qeveri do të sjellin një impakt pozitiv, sa kohë është ai ideatori dhe përfituesi kryesor i narkoshtetit dhe narkoekonomisë që ka ndërtuar në 11 vite.

Ministria e Brendshme prej kohësh është provuar si një ministri e Encro-Chatit dhe “Metamorfozës”, një strofull e sigurt e trafikantëve të drogës dhe e drejtuesve të lartë të inkriminuar të Policisë të Shtetit, të udhëhequr jo nga ligji por nga urdhrat politikë të ministrave të radhës në funksion të konsolidimit të narkoshtetit.

Kjo është vijimësia e Ministrave të njëpasnjëshëm të Brendshëm të kompromentuar deri në palcë dhe asnjë risi nuk pritet nga kandidati i ri për ministër, një ish-funksionar i Policisë Rrugore, i panjohur edhe për vetë Kryesinë e PS-së.

Nën narkoqeverisjen e Edi Ramës, Ministria e Mbrojtjes e shndërroi ushtrinë shqiptare në një kultivuese të kanabisit, që garantonte mbrojtjen dhe hapjen e korridoreve të transportit ndërkombëtar të drogës nëpërmjet fikjes së radarëve, që u falte pronat e saj oligarkëve dhe që për fat të keq u shndërrua në instrument politik në shërbim të narkoshtetit, jo vetëm duke cenuar sigurinë kombëtare, por edhe duke humbur autoritetin dhe rolin e saj, si pjesë e NATO-s.

Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë.

Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, z.Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.

Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti?

Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës.

Në vijim Meta tha se ministria e Financave, gjatë funksionimit të saj nën qeverisjes e “Rilindjes” përveçse e ka bekuar korrupsionin nuk e ka luftuar qëllimisht atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy