Shqipëria rrezikon humbjen e 67 mln eurove/ Musai: Korrupsioni dhe krimi organizuar ndikojnë në procesin e integrimit (VIDEO)

Shqipëria rrezikon humbjen e 67 mln eurove/ Musai: Korrupsioni dhe krimi organizuar ndikojnë në procesin e integrimit (VIDEO)

Shqipëria përballet me rrezikun e humbjes së rreth 67 milionë eurove, si pasojë e paralajmërimeve të Bashkimit Europian lidhur me moszbatimin e plotë të reformave të kërkuara në procesin e integrimit.

 

Në një analizë të tij në ‘MCN Live’, analisti Engjëll Musai u shpreh se kjo shumë, ndonëse e konsiderueshme, nuk përbën thelbin e problemit, duke theksuar se sfidat më të mëdha lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

 

Mendoj se pjesa e kësaj shume është e paparfillshme për nivelet ku është korrupsioni në Shqipëri, sepse nuk është pak. Nuk do të ketë vend fare për asnjë shtet që të jetë pjesë e BE-së, qoftë edhe me cilësinë e anëtarit vëzhgues, nëse vazhdohet me këtë lloj cinizmi dhe mungesë serioziteti. Problemi është se kemi të bëjmë me një diplomaci të ndërtuar mbi standarde të forta, ku nuk tolerohen shkeljet.

 

Ai shtoi gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore, duke theksuar se përgjegjësia duhet të individualizohet dhe drejtësia duhet të funksionojë pa ndërhyrje.

 

Sipas Musait, shqetësim mbetet edhe pastrimi i parave përmes sektorit të ndërtimit, ku ai pretendon se kapitalet me origjinë kriminale po investohen në zona bregdetare dhe urbane, duke deformuar tregun dhe ekonominë.

 

Nga Ksamili në Shëngjin po punojnë dhe po zgjerohen duke punuar me paratë e drogës duke pastruar paratë përmes ndërtimit. DEA dhe shërbimet amerikane po punojnë kundër drogës në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy