Protesta “Flamingo” në Bruksel/ Semanaj: Shqiptarët nuk janë vetëm, do të takojmë eurodeputetët

Protesta “Flamingo” në Bruksel/ Semanaj: Shqiptarët nuk janë vetëm, do të takojmë eurodeputetët

Në Bruksel, po mbahet protesta "Flamingo", një tubim i organizuar nga diaspora shqiptare në mbështetje të protestës që mbahet në Tiranë, ku kërkohet largimi i qeverisë.

 

Eksperti i Sigurisë Kibernetike, Besmir Semanaj, në një lidhje skype për MCN, nga Brukseli, tha se shqiptarët e diasporës synojnë të sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar dhe institucionet europiane për situatën politike dhe sociale në Shqipëri.

 

Semanaj bëri të ditur se kauza ka hyrë në muajin e saj të katërt dhe se hapi i radhës do të jetë shtrirja e diskutimeve me përfaqësuesit e Parlamentit Europian.

 

Jemi këtu për të ngritur zërin dhe për t'i treguar shqiptarëve që nuk janë vetëm. Do të kemi edhe takime me eurodeputetë, ne nuk do të ndalemi këtu, sepse Shqipëria nuk është për shitje. Qytetarët janë ndërgjegjësuar, sepse u bënë 4 muaj që bëhen protesta.

Nuk është normale që një shtet të ketë qytetarë të larguar për një mijë e një arsye, nga krimi i organizuar deri tek problemet me gjyqësorin. Shoqëria shqiptare është detyruar që të lërë Shqipërinë. Pjesa më e madhe janë të rinj, ata duhet të ishin e ardhmja e vendit dhe janë detyruar që të largohen.

 

I pyetur mbi reagimin e opinionit vendas dhe autoriteteve në Bruksel, eksperte i sigurisë kibernetike pohoi se ka mbështetje të gjerë, madje edhe nga organet ligjzbatuese të vendit ku po protestohet.

 

Po, ka ndjeshmëri të qytetarëve dhe të organeve ligjzbatuese. Edhe kur kemi bërë marshime, kanë qenë shumë mirëkuptues dhe na kanë mbështetur në kauzën tonë. Na kanë mbështetur dhe janë bërë pjesë e protestave tona. 

 

Ne do të vazhdojmë përpara të protestojmë. Nuk kemi organizatorë, por kemi koordinatorë dhe duhet të ngremë zërin për një Shqipëri demokrate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy