Demalia: Në shtator do keni bomba, gazetarë e pronarë mediash në listën e DASH

Demalia: Në shtator do keni bomba, gazetarë e pronarë mediash në listën e DASH

“Në shtator do keni bomba, gazetarë e pronarë mediash në listën e DASH”. Kështu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV analisti Ilir Demalia. Gjatë emisionit ai akuzoi se gazetarë në Shqipëri luajnë lojë, ndërkohë që shtoi se “nuk ka nevojë të dëgjojmë Zërin e Amerikës, të gjithë i dimë shtëpitë e vilat e gazetarëve dhe deputetëve në Shqipëri”. Ai vijoi më tej duke thënë se në shtator pritet të dalin 250 emra non grata.

“Por po ju garantoj që ka dhe gazetarë dhe pronarë mediash. Urdhri i Biden është edhe për pronar mediash, shumë shpejt do ti keni. Ato kanë materiale për të gjithë. Nuk ka nevojë të dëgjojmë Zërin e Amerikës, ti i di shtëpitë e gazetarëve dhe deputetëve. Gazetarët duhet të thonë atë që nuk thonë të tjerët dhe ju luani një lojë aty ku përkëdhelni njëri-tjetrin. Unë ua kuptoj hallin. Nuk është vetëm Berisha, ka edhe politikanë nga PS e pronarë mediash, janë 250 emra që do dalin. Çfarë tregu kanë këto media që rrethohen me këto lukse. Pritni shtatorin se do keni bomba të tjera”, tha Demalia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy