Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV komentoi arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Fredi Beleri për shit-blerjen e votës të cilën deklaroi se arrestimi është u bë për të zhvendosur vëmendjen nga rezultati.
Ai tha se gjuha e Ramës ndaj Belerit ishte shumë acidike dhe se është drejtësia ajo që do hetojë dhe do ketë fjalën e fundit.
Ka disa këndvështrime e para është një gjuhë shumë acidike e kryeministrit që u përcoll live dhe pas asaj menjëherë pamë një aksion blic. Ose kjo është në një formë që Rama të krijojë njëlloj për shkak se sondazhet e nxirrnin keq në atë bashki, ose kjo bëhet që duke e vendosur vëmendjen në Himarë dhe duke e ditur rezultatin e gjithë kësaj dhe ti të zhvendosësh vëmendjen nga pjesa tjetër e territorit dhe të bësh gjëmën me shitblerjen e votës.
Votat nuk blihen vetëm me tasa ushqimesh, por me forma nga më të ndryshmet dhe këtë mundësi më të madhe e ka ai që është në pushtet. Mendoj se prokuroria dhe SPAK po punojnë me standarde të dyfishta, megjithatë është drejtësia që do hetojë dhe do ketë fjalën e fundit.



