Luigi Soreca apel politikës: Duhet rivendosur mjedisi konstruktiv

Luigi Soreca apel politikës: Duhet rivendosur mjedisi konstruktiv

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i është drejtuar me një apel politikës shqiptare që të dëgjojnë thirrjen e ndërkombëtarëve për të arritur vendosjen e një klime konstruktive.

Përmes një mesazhi në rrjetin social "Twitter", Soreca shkruan se maxhoranca dhe opozita nuk duhet ta humbin rastin për të dialoguar mes palëve, një apel i cili deri më tani duket se qëndron ende larg “veshëve” të Ramës e Bashës.

Soreca ka komentuar vizitën intensive të Christian Danielsson, Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në BE.

“ Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. Danielsson përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tirane”, shkruan Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy