Situata në veri/ Zeka: Sa të ketë ushtarë amerikanë në Kosovë, rreziku për luftë është zero

Situata në veri/ Zeka: Sa të ketë ushtarë amerikanë në Kosovë, rreziku për luftë është zero

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në “MCN live”, analizoi edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas protestave të serbëve lokal atje, të cilat rishfaqen tensionet në vend.

Zeka, ndau mendimin se megjithë këto, në Kosovë, nuk ka rrezik për luftë, përsa kohë atje do të jetë edhe ushtari i fundit amerikan, për të cilën ai shprehu mirënjohje për çlirimin e vendit nga SHBA.

Asnjë rrezik nuk ka për luftë sa të ketë vetëm një ushtar amerikan në tokën e Kosovës.

Ka shpërthyer në rrjete sociale sot nga simpatizantët e Albin Kurtit, që po thonë se ai që e donë Amerikën më shumë se Kosovën, është tradhtar. Unë po e them publikisht unë e du Amerikën më shumë se Kosovën e Shqipërinë, e di pse, sepse pa ata nuk ka as Kosovë, e as Shqipëri. Ekzistenca biologjike e kombit shqiptar është varur nga Amerika.

Çka mendon ti me u largu ushtarët e KFOR it, jo frikë, por për katër orë Serbia e merr Kosovën, prandaj ai njeri që nuk e konsideron të shenjtë vendin e vet, Amerikën, NATO-n, çfarë do të bënim ne po të mos bombardonte Amerika dhe NATO, Kosova sot do të jetë e zbrazët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy