Kalemaj: Rama ka një lloj frike nga vota e diasporës. RTSH më mirë të mbyllet (VIDEO)

Kalemaj: Rama ka një lloj frike nga vota e diasporës. RTSH më mirë të mbyllet (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj mendon që PS dhe Edi Rama kanë një lloj frike nga vota e diasporës. Duke folur në MCN Live, Kalemaj u shpreh po ashtu se nga sondazhet Ramës i rezulton se nga vota e brendshme s’e siguron mandatin e katër. 

Në sondazhet që Rama ka bërë ka parë që s’garanton fluks te vota e brendshme për mandatin e katër dhe është hedhur te vota e diasporës. Kemi më shumë se 55 mijë njerëz janë refuzuar. Qeveria dhe z.Rama posaçërisht ka një lloj frike nga vota e diasporës. Ka një vit që PS ka bërë fushatë por s’ka pasur atë sukses që ata mendonin. Vota e diasporës ka për të qenë e rëndësishme. Mendohet të paktën 150 mijë, duke marrë parasysh pengesat artificiale. Në rastin më të mirë 200-250 mijë. 200 mijë do të thotë 20 mandate. Në qarqe të veçanta vota e diasporës do ketë më shumë peshë”.

Duke folur mbi RTSH-në, Kalemaj shprehet se në këtë gjendje që është, më mirë do ishte mbyllja.

Është 2,9 miliardë të reja, apo 30 milionë euro që paguhen nga paratë tona, dhe të vjen keq gjendja ku ka degraduar. Është një ndërmarrje që punëson 1300-1400 persona dhe s’ka kurrfarë përgjegjshmërie. Këta si bord çfarë kanë bërë për të ndaluar abuzimet?! Mban njeri përgjegjësi për zullumet që janë bërë me paratë e taksapaguesve. Në këtë gjendje që është zhytur më mirë të mbyllet fare, do ishte një fund i tmerrshëm, më mirë se një tmerr pa fund”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy