Analisti Pano Soko paktin e Rithemelimit me Partinë Socialiste për ngritjen e dy komisioneve hetimore atë për koncensionet në shëndetësi dhe sistemin Tims, e sheh si pazar.
Nga studio e MCN Live, ai tha se ka kaluar nga një situatë e dhunshme në parlament, në një protestë dhe mosbindje civile ku dalin ca njerëz me pankarta.
Këtë mënyrë veprimi të opozitës ai e sheh si formën më demokratike të një proteste.
Vjen një ditë që Rama shqetësohet për këtë situatë në parlament. Nuk u shqetësua atëherë, madje miratoi buxhetin, kaluan këto, tani del Rama dhe thotë duhet të ulemi të diskutojmë.
Fundi i formës së mosbindjes civile është pazari. Kur e ke vërtetë ndiqen rrugë institucionale, se gjithmonë format e mosbindjes civile të gjitha përfundojnë në pazar.
Dhe unë kam shumë frikë se ky kompromisi i bërë, është një pazar i pastër dhe nuk është për interes të forcës politike, por kam përshtypjen se është pazar për interes të personazheve politike.
Berisha, më duket se ka hall. 21 Janari po i vjen. Rama nga ana tjetër nuk është fare komod, ka nevojë dhe për krah të tjerë.
Sheh se po i vijnë afër Ramës, nuk është më aq larg nga sa ishte. Gjeografikisht po i vjen shumë afër Ramës.
Po të shohësh gjeografinë e personazheve që po arrestohen, janë shumë afër godinës së kryeministrisë.
Ka nevojë jo vetëm për një aleancë të nënkuptuar, por edhe për një aleancë faktike.
Ndër të tjera shtoi se nga ana e Rithemelimit nuk kanë dëgjuar asnjë ide për reformën zgjedhore, por vetëm kërkojnë postin e bashkëkryetarit, pa thënë nëse do e ndryshojnë apo do e lënë kështu siç është.
Soko u shpreh se nuk e kanë hallin te reforma, por te halli i tyre personal dhe ngriti pikëpyetje nëse duan të vijnë në pushtet.



