Zhdekretimi kalon në KQZ

Zhdekretimi kalon në KQZ

Dekreti i Presidentit, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka mbërritur zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 12:00, ku mësohet se rreth orës 11:20 ka mbërritur edhe dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. 

Ndërkohë që ky dekret pritet të shoqërohet me debate brenda këtij institucioni, ku anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në KQZ, kanë njoftuar një mbledhje urgjente të këtij institucioni.

Mbledhja është kërkuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari, Bledar Skenderi.

Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nis procedurat për shkarkimin e tij. Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ.

Siç u vendos në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste sot, zhdekretimi i Metës, i cili nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës si term, do të kalojë në KQZ, dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor për tu shqyrtuar vlefshmëria e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy