Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me fjalët respekt dhe faleminderit Sandër Lleshajt, ish-ministrit të Brendshëm i cili pak çaste më parë dha dorëheqjen për shkak të protestave për vrasjen nga ana e policisë së Klodian Rashës.
Rama thotë se Lleshaj punoi me përkushtim , burrëri dhe vërtetësi.
“RESPEKT e FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër,”-shkruan Rama.
Më herët në një deklaratë të orës 18:00 kryeministri Rama tha se Lleshaj i kishte dhënë dorëheqjen, por nuk tha nëse e kishte pranuar. Gjithsesi ish-ministri nuk ka pritur një miratim, por e ka marrë në mënyrë përfundimtare vendimin.



