Ministria e Mjedisit: Nuk ka asnjë marrëveshje për furnizimin e Korfuzit me ujin e Syrit të Kaltër

Ministria e Mjedisit: Nuk ka asnjë marrëveshje për furnizimin e Korfuzit me ujin e Syrit të Kaltër

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit reagoi me anë të një deklarate lidhur me lajmin e publikuar në disa media greke, sipas të cilave, kryetari i Bashkisë së Korfuzit Verior, George Machimaris, ka propozuar një plan për transferimin e ujit nga ‘Syri i Kaltër’ drejt ishullit grek.

Nisur nga ky lajm, Ministria sqaron se:

Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy