Vasili “thumbon” partitë e mëdha: LSI plane konkrete dhe jo fasada e çadra të vogla

Vasili “thumbon” partitë e mëdha: LSI plane konkrete dhe jo fasada e çadra të vogla

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili nga Lushnja u dha përgjigje indirekt kundërshtarëve politike. Duke premtuar ulje taksash mbi të ardhura, Vasili tha se ky programi i vërtetë për Shqipërinë dhe që largohet nga fasadat dhe intrigat.

Ai tha se me këtë plan, u hapet qytetarëve perspektiva të reja dhe nuk u hapim çadra të vogla.

"Gjithashtu, secili nga ju është në punë. Ne nuk mund të kemi më taksa mbi të ardhura. Ndaj deri në 350 mijë lekë të vjetra, taksa do të jetë zero. Të gjithë ata që fitojnë deri në 100 mijë lekë të reja do ta ketë dy herë më të ulët taksën mbi të ardhura. Gjithashtu edhe ata që fitojnë mbi 200 mijë lekë do ta kenë tre herë më të ulët.

Ky program transformimi ekonomik jep ato përgjigje që kanë munguar vazhdimisht. 
Bindja jonë është bindja që ka ardhur nga mendimi më i mirë profesional, që kanë ndihmuar të bëjmë një plan të vërtetë për Shqipërinë që hap zhvillim.

Me këtë plan i japim përgjigje një herë e përgjithmonë me vepra konkrete, intrigave konkrete, u japim zgjidhje hallit të qytetarëve dhe nuk u shtojmë taksiratin e radhës së shouve të televizorëve, u hapim perspektiva të reja dhe nuk u hapim çadra të vogla", tha Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy