Shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve miqësore Shqipëri-Japoni

Shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve miqësore Shqipëri-Japoni

Sot, shënohet përvjetori i 100-të i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Ambasada e Japonisë në Tiranë, njoftoi se 100 vjet më parë si sot, më 18 prill 1922, Uchida Kosai, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Japonisë, shkëmbeu letra me Fan Noli, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në njërën nga këto letra është përmendur se Qeveria Japoneze e njohu zyrtarisht de jure dhe de facto Qeverinë e Shqipërisë.

Që prej fillimit, marrëdhëniet tona miqësore janë zhvilluar dhe kanë ardhur duke u rritur.

Marrëdhëniet diplomatike nisën zyrtarisht në vitin 1981, më tej Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio u hap në vitin 2005, dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë u hap në 2017.

Për të përkujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, u krijua një logo përkujtimore me bashkëpunimin e Konsullit të Nderit Avni Ponari dhe një piktori shqiptar.

 Japonia dhe Shqipëria të vazhdojnë të shtrëngojnë duart së bashku dhe të kenë marrëdhënie miqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Japonisë në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy