Partia Demokratike ka deklaruar se do të depozitojë padi penale për kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. Në një deklaratë për mediart, , deputetja e PD-së, Ina Zhupa u shopreh se Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.
Ajo theksoi se Sako nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u larguar nga mbledhja ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sipas PD-së, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar sipas tyre inceneratorin. Zhupa tha se pas mbylljes se Porto Romanos nuk u mor asnjë masë për pastrimin e qytetit.
PD ka nisur denoncimin e kësaj afere prej vitesh. Komisioni i Inceneratorëve vërtetoi atë që ka thënë PD, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro. Në fund te konferencës do dorëzojmë padi penale në SPAK. Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve në qytetin e Durrësit që ka përgjegjës direkt znj.Emiriana Sako, pjesë e kësaj skeme kriminale është edhe z.Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skemë të mbetjeve të qytetit të Durrësit. Znj.Sako u paraqit në komisionin hetimor për inceneratorët dhe nuk arriti dot që ti përgjigjej pyetjeve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet, qe kishin nevojat qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarëve. Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshilli Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve me qytetin e Durrësit.



