Zgjedhjet e 6 marsit/ Ristani: Basha do tërhiqet, nuk ka kandidatë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Ristani: Basha do tërhiqet, nuk ka kandidatë

Demokrati Arben Ristani teksa ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh i bindur se Basha do të tërhiqet nga këto zgjedhje pasi sipas tij nuk ka kandidatë.

Ndër të tjera ai theksoi se për të justifikuar këtë veprim do të përdorë retorikën e tij të përhershme duke gjetur një arsye për ti ikur këtyre zgjedhjeve.

Mendoj se Basha do tërhiqet nga gara, e para se nuk gjen dot kandidatë dhe nëse i gjen do jenë të dobët dhe jo vetëm që nuk merr asnjë bashki por po të marrin pjesë 4 garues ai del i pesti. Nuk i pranojnë për të garuar asnjë dhe nuk ka kandidatë. Me shumë mundësi ai tërhiqet nga zgjedhjet, do gjejë retorikën që tha në 2019 do thotë që s’ka zgjedhje me Edi Ramën, do thotë që është bashkë trekëndëshi i Bermudës, do gjejë një arsye për ti ikur zgjedhjeve. Por mund të them se dhe po të marrë pjesë ai në zgjedhje do dali i fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy