Kalemaj: Ahmetaj nuk ofroi asgjë të re, citoi opozitën. Shqetësim qetësia e PS-së

Kalemaj: Ahmetaj nuk ofroi asgjë të re, citoi opozitën. Shqetësim qetësia e PS-së

Politologu Ilir Kalemaj në ‘MCN Live’ ka komentuar intervistën e dhënë pak ditë më parë nga ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës. Ai tha se Ahmetaj nuk tha asgjë të re përveçse citoi ato që ishin thënë më herët nga pjesëtarët e opozitës. Sipas tij shqetësimi qëndron në faktin që Partia Socialiste nuk reagon dhe qëndron kaq e qetë përballë çdo skandali.

Nga njëra anë kishte interes të lartë publik për numrin 2 të qeverisë Rama për ato që tregonte ku janë faktet, provat gjë që zhgënjeu opinionin publik se ajo që bëri Ahmetaj ishte meaculpa dhe shigjetoi ata që ai i quan kundërshtarë brenda PS, por nuk ofroi asgjë të re përveç faktit duke cituar akuzat e bëra publike më herët nga opozita. Ahmetaj si numri 2 i qeverisë së Ramës të dilte dhe të thoshte se në dijeninë time janë shkelur këto ligje, risia do ishte të tregonte ligjet e shkelura me fakte konkrete. Dy lajmet e vetme që dolën ishin Veliaj dhe biznesmeni kosovar Blerim Hoxha. Këtu ka vend për të hetuar drejtësia ku kanë shkuar këto para. Pra këtu ngelet për tu hetuar nga ana e SPAK tjetër risi nuk pash. Ajo intervistë ishte pak konfuze.

Më tej ai shtoi se e sheh me shumë shqetësim për demokracinë e këtij vendi faktin që nuk sheh asnjë shqetësim nga ana e PS për këto skandale që dalin sepse nuk është një dhe dy që përfshihen në procese hetimi dhe kjo parti është kaq e qetë.

Sot PS është një parti e Edi Ramës e cila për mirë apo për keq merr të gjitha kusuret mbi vete. Për të gjitha ato që kanë ndodhur është e nevojshme një llogaridhënie të cilën ne nuk po e marrim. Ne kemi të bëjmë me një qeverisje ekzekutive që të gjitha pushtetet kanë në dorë një person që është Edi Rama. Normalisht këtu mungon çdo kriter llogaridhënie. Këtu nuk ka debat publik, por ajo që po ndodh në opozitë po e marrin vesh të gjithë, ndërkohë që ato të PS nuk i marrim vesh, por kjo është në dëm të demokracisë pasi nuk dëgjohet zëri i asnjë socialisti. Nuk marrim vesh kur ndryshohen ministrat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy