Kroacia shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik

Kroacia shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 5 korrik.

Njoftimi i tij erdhi dy ditë pas shpërndarjes së parlamentit në Kroaci.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bashkë me Institutin Kroat të Shëndetit Publik do të vendosin se si do të mbahen zgjedhjet në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri Andrej Plenkoviç është shprehur javën e kaluar se koalicioni i tij qeveritar preferon që zgjedhjet të mbahen disa muaj larg datës së rregullt, në mënyrë që shteti të ketë një qeveri me mandat të plotë, në mënyrë që të menaxhohet kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia.

Ekonomia e Kroacisë pritet të tkurret me 9.4 për qind këtë vit për shkak të kësaj pandemie.

Partia e qendrës së djathtë e Plenkoviçit, Unioni Demokratik Kroat, duket se ka fituar përkrahje gjatë kësaj periudhe, pasi sondazhet e nxjerrin përpara rivalit të tij kryesor, Partisë Social-Demokrate.

Megjithatë, kritikët opozitarë dhe ata të qeverisë, përmendin skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë kabinetin e Plenkoviqit prej vitit 2016.

Më 30 korrik, Kroacia përfundon presidencën e parë gjashtëmujore në Bashkimin Europian dhe ia dorëzon atë, Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy