Hoxha: Meta, ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me Kryemadhin

Hoxha: Meta, ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me Kryemadhin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ka informacione se Meta ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me Kryemadhin

Zoti Meta, me sa dimë, ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me zonjën Kryemadhi dhe jeton në vend tjetër. Nuk jeton më te Kodra e Diellit.

Prej dy javësh zoti Meta ka larguar nga shërbimi të tre punonjësit e Gardës që shërbejnë pranë tij. Njëri prej tyre, një oficer i vjetër, por për shkak të besnikërisë ndaj zotit Meta, ka qëndruar, çuditërisht Meta i largon. Garda e ka për detyrë ta ruajë, nëse i ndodh gjë zotit Meta. Oficerët e BKH kanë tentuar të shkojnë në një moment te selia për të marrë një Hard Disk. Oficerëve u është kërkuar të pengojnë punonjësit e BKH, por ata nuk kanë pranuar sepse nuk kanë detyrë të ruajnë objektin por vetëm zotin Meta, nuk lejon ligji të mbrojë godinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy