Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, situatën e të ftohtit e cilësoi mjaft të rëndë. Në një dalje për mediat Vasili komentoi të ftohtin që ka mbërthyer vendin tonë dhe gjendjen gripale.
Deputeti i LSI-së e cilësoi situatën mjaft të rëndë dhe kërkoi një angazhim maksimal nga ana e të gjitha palëve duke lënë mënjanë deklaratat politike.
“Vendi po përballet me një situatë të rendë, duhet të lemë mënjanë deklaratat politike. Përftimet mbi fatkeqësitë nga ana e politikë janë të gabuara. Duhet bashkëpunim për të përballuar këtë situatë emergjente”, tha Vasili.



