Balla: Berisha nga Viçidoli, del pronar në Dhërmi! SPAK më konfirmoi procedimin për kompleksin “Partizani”

Balla: Berisha nga Viçidoli, del pronar në Dhërmi! SPAK më konfirmoi procedimin për kompleksin “Partizani”

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar sot në Parlament lidhur me akuzat e kryetarit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai deklaroi se e ka të konfirmuar nga SPAK, se ndaj Sali Berishës ka nisur procedimi penal lidhur me kompleksin “Partizani”.

Balla e akuzoi Berishën se ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut, nëpërmjet kompensimit.

Ai e ftoi Berishën që t’iu shpjegojë qytetarëve shqiptarë se si u bë pronar tokash në Dhërmi.

Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin ‘Partizani’. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin penal.

Nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy