Gazetari Sebastian Zonja duke folur në emisionin “Scrolling” të moderatorit Arian Çani vë në dukje se Trump është i besueshëm te amerikanët, ndërsa Berisha nuk besohet nga qytetarët shqiptarë.
Ndër të tjera Zonja thotë se Berisha dhe Trump nuk mund të ndalohen nga kandidimi në zgjedhje pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Nuk e ndalojnë dot nga kandidimi as Berishën as Trump-in. Pa shkuar në një vendim të formës së prerë nuk e ndalon dot. Trump është aq i fuqishëm atje sepse ka mbështetje popullore. A e përkthen dot Berisha këtë në mbështetje popullore?! Trump ka shkuar përtej të majtës dhe të djathtës. Ka shkuar Trump te punëtori. Trump flet për një nxënës të klasës së katërt. Pse Trump-in e besuan?! Tha do takohem me Kim Jong-un dhe e takoi, tha do dal nga marrëveshja me Iranin dhe doli. Berisha nis dhe thotë këtu ka deep state, dakord, thotë është sigurimi i shtetit. Të gjithë e dinë këtë gjë, por s’e besojnë sepse i thonë edhe ti nga andej erdhe. Berisha të gjitha që thotë i ka të sakta, pyetja është pse s’e beson njeri. Varet se kush i thotë, jo çfarë thotë. Berisha thotë unë bëj marrëveshje me Ramën, unë e heq marrëveshjen me Ramën”.
Zonja tha se demokracia sot është eufemizëm. "Sot që flasim ka një tendencë stabilokrate në botë. Në Ballkan edhe ne vet e kemi qejf stabilokracinë", shprehet Zonja.
Gazetari thotë se problemi kryesor sot është mungesa e një lloj liberalizmi klasik në demokraci, ku të respektohen edhe të drejtat e palës humbse.



