
Komisioni i Rithemelimit ka ftuar të gjithë deputët e Partisë Demokratike në Kuvendin që do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve. Nëpërmjet një mesazhi ku saktësohen ora, vendi dhe detaje të tjera shkruhet edhe: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!
Mesazhi:I nderuar Deputet i Partisë Demokratike, Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!



