
Nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në përëndim do të mund të votojnë përmes postës.
Janë 17 ditë gjithsej në dispozicion që diaspora të mund të votoj për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë, bën të ditur KQZ.
“Të gjithë aplikuesit të cilët do të regjistrohen suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mundë të votojnë përmes postës nga data 18 shtator e deri më 4 tetor. Pra janë 17 ditë në dispozicion për të votuar. Brenda pak ditëve ne do të fillojmë edhe informimin e qytetarëve, në mënyrë që ata t’i kenë të qarta procedurat që duhet t’i ndjekin për votim”, ka deklaruar Valmir Elezi nga KQZ.
KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Afati për të votuar do të jetë i hapur deri me 4 tetor.



