
KQZ në Shqipëri ka njoftuar sot tërheqjen e anëtarësimit të saj nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës (ACEEEO).
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, gjithashtu njoftoi se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe KQZ-ja e Kosovës.
Kjo lëvizje, shpjegon Celibashi, vjen pasi Organizata nuk ka përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrethi i saj.
Celibashi bën me dije se Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj organizate që në fillimet e saj dhe se ka mbajtur edhe presidencën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO – Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse.
KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s gëzon statusin e anëtarit të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës”.
Celibashi sqaron se, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të ACEEEO-së, ku u diskutua për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, Shqipëria votoi pro.
Por, vijon më tej Celibashi, “për mungesë kuorumi, përjashtimi nuk u mundësua”.
Në emër të KQZ-së së Shqipërisë në datën 09 Mars 2022, njoftova me shkrim ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit të Shqipërisë në ACEEEO pasi vlerësoj se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate.
Kjo, sepse sipas Celibashit, sistemet politike dhe shoqërore të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk mund të kenë institucione të administrimit zgjedhor të paanshëm, të pavarur dhe të lirë”.
Kreu i KQZ-së i Shqipërisë njoftoi gjithashtu largimin e KQZ të Kosovës nga organizata.
Ndërkohë KQZ-së së Ukrainës i shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, të institucionit që përfaqësoj dhe të çdo shqiptari, në këto ditë tejet të vështira për vendin e tyre.
Vendet e tjera që kanë tërhequr anëtarësimin, për të njëjtën arsye janë KQZ e Sllovenisë, Kroacisë, Polonisë dhe të tjerë.



