Prokuroria kërkoi informacione për Tom Doshin, përgjigjet Ambasada Amerikane

Prokuroria kërkoi informacione për Tom Doshin, përgjigjet Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme për kadidatin e PSD, Tom Doshi. Institucioni i akuzës është mjaft i rezervuar lidhur me përgjigjen që Departamenti i Shtetit i ka dërguar prokurorisë.

Mësohet se tashmë sektori i dekriminalizimit do i kërkojë informacion edhe Interpolit nëse Doshi rezulton apo jo i dënuar në vende të tjera.

Sektori i Dekriminalizimit ne Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së,  nisi verifikimin  kandidatin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi. Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi informacion Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkoi nformacion në lidhje me arsyet se pse ai është shpallur non grata nga DASH.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t’i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij.  Doshi është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Organi i akuzës bën po ashtu me dije se ka mbyllur hetimet edhe për një tjetër kandidat Zef Hilën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy