Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar sot nga Kukësi, se do të ketë të tjera arrestime në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Gjatë një vizite në Kukës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se do të ketë edhe arrestime të tjera.
“Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Une them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Procedurat e hetimit vazhdojnë ne funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do te ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar, por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka.”-u shpreh Lleshaj.
Deri më tani nën arrati janë Klement Çala, i njohur si mjeshtri i vjedhjeve por edhe dy shtetasit nga Kosova të cilët mendohet të kenë ndihmuar këtë të fundit dhe grupin e grabitësve.



