Fushata zgjedhore e vitit 2021 ka qenë arsyeja që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa deputetë të disa qarqeve, të cilëve gjithashtu u ka bërë me dije qartësisht se nuk do të jetë zgjedhje të parakohshme për bashkitë.
Rama më tej ka diskutuar për reformën zgjedhore, që si edhe më parë, ka deklaruar se nuk është për lista të hapura, megjithëse ‘deri në fund nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë’. Kryeministri ka lënë të kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme mund të futet vetëm, pa kualicione parazgjedhore.
Ndërkohë sot, duke nisur nga ora 19:00, Rama do të mbajë një takim me disa përfaqësues të opozitës parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore. Qeveria nuk i ka votat në parlament për ta votuar dhe për këtë Rama duhet ta bindë opozitën parlamentare, e cila nga ana e saj ka dy kushte që panegociueshme. Bëhet fjalë për heqjen e kualicioneve parazgjedhore dhe listat e hapura.
"Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore", mësohet t'u ketë thënë Rama.
Këto takime janë është zhvilluar ditën e sotme në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00, me qëllim riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës. Ndërkohë e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nesër por këtë herë jo me deputetët, por me kryebashkiakët e tjerë.



