
Arjan Hoxha, fitoi garën e primareve në Kamëz përballë dy kolegëve të tij Asllan Dogjani dhe Shemsi Prençi, teksa këta dy të fundit kanë kontestuar garën për parregullsi dhe manipulim votash.
Lidhur me këtë, Hoxha në MCN Live deklaroi se nuk qëndrojnë këto akuza dhe se mes tyre nuk ka humbës dhe fitues, ai është i gatshëm dhe ka shtrirë dorën e bashkëpunimit.
Hoxha tha se mes tyre nuk ka aspak përçarje, takimet i kanë realizuar të tre bashkë dhe se pakënaqësia me listat e deputetëve nuk i ndan.
Po ti shihni deklarimet e tyre nuk më akuzojnë mua për manipulim dhe se kam bërë asnjëherë këtë në karrierën time. Gjej rastin ti përgëzoj primaret për nivelin e lartë demokratik dhe transparencën. Jam dakord ka pasur probleme me listat, jemi takuar te tre dhe kemi rënë dakord që po ka probleme me listat dhe më vjen keq që një pjesë e madhe e demokratëve janë kthyer atë ditë pa votuar sepse rezultati do të ishte më i madh. Unë kam qenë dhe jam shumë i hapur për çdolloj komunikimi me votën, nuk ka qarkulluar fleta e votimit, kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi të tre miq demokrat, brenda një familje, siç dhe e kam thënë nuk ka fitues dhe humbës brenda familjes, unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit. Nuk ka asnjë përçarje mes nesh, takimet i kemi realizuar të tre bashkë. Unë kam mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe simpatizantëve.



