Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë diskutimet e orëve të fundit sa i takon dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë. Në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV gazetarët Mariglen Kume dhe Oliverda Allmuça bën me dije emrat e spostuar në listat e hapura, apo ata që janë tërhequr nga kandidimi.
Në një raportim nga selia blu gazetari Mariglen Kume raporton:
“Kryesia e PD ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar nga kryetari i PD. Ka mbetur jashtë listës së mbyllur Hysen Kadiu, që ishte më i votuar në primare. Po ashtu kanë mbetur jashtë listës së mbyllur Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, që do jenë në listën e hapur. Mbetet jashtë listës së sigurt në Elbasan Dashnor Sula, që gjatë primareve rezultoi më i votuari”.
Gazetarja Oliverda Allmuça bën me dije se nga listat e hapura të PS janë tërhequr Naço Xhoxhi dhe Duraj.
“Sa i përket emrave s’ka pasur shumë surpriza. Drejtuesit e qarqeve do shpëtohen, ndërkohë që deputetët me një mandat do jenë me luftë të hapur. Kemi të tërhequr Nasip Naço, Klevis Xhoxhi, dhe Laert Duraj. Z.Gonxhja mbetet në pikëpyetje, nëse do jetë në listë të mbyllur ose të hapur”.



