Kokëdhima dhe zbulon 'sekretin' e marrëveshjes PS-LSI për zgjedhjen e Metës president

Kokëdhima dhe zbulon 'sekretin' e marrëveshjes PS-LSI për zgjedhjen e Metës president

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i lëvizjes "Zgjidhja", thotë se zgjedhja e Ilir Metës president ishte vendosur katër vite më parë me nënshkrimin e marrëveshjes mes PS-së dhe LSI-së kur dy forcat politike lidhën aleancë qeverisëse.

Kokëdhima thotë se meta do të ketë një Presidencë të vështirë nëse krijohet përçarje shqiptarësh në zgjedhje, por nga ana tjetër beson se kreu i LSI-së do të luajë rol për tejkalimin e krizës politike në vend.

“Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit. 

Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar. 

Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme? 

Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç'tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme”, shkruan Kokëdhima, kryesues i lëvizjes “Zgjidhja”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy