Retorika në fushatë/ Dyrnjaja: Rama i quan metafora, por është diskriminim. Opozita hesht për shumë çështje

Retorika në fushatë/ Dyrnjaja: Rama i quan metafora, por është diskriminim. Opozita hesht për shumë çështje

Për retorikën e Kryeministrit Edi Rama në fushatë elektorale, analisti Denis Dyrnjaja thotë se jemi prej kohësh në dekadencë politike.

Ai deklaroi për “MCN Live” se Kryeministri i quan metafora por në fakt është diskriminim.

Dyrnjaja shtoi se oligarkët filluan që në kohën kur në qeveri ishte Sali berisha dhe lulëzimin optimal e arritën në kohën e Ramës, por se Berisha dhe opozita nuk i përmendin pasi kanë interesa.

Drupal Ad

Vetëm javët e fundit dhe orëve të fundit kishte elementët e justifikimit, kur tha autik politik.

Ky është një problem që kërkesa e ndjesës për fasadë apo si detyrim për rrethanat është një problem i madh, po thoshte sot se unë përdora metafora të ndryshme si cilësime politike, jo diskriminime.

Por imagjino si gjithë politika të fliste me figura të tilla. Si për shembull kundërshtari ti thoshte ke një Kryeministër pallë. Se tha nëse nuk e ke gjuhën shpatë, kot që je në politikë.

Por mund të thuash dhe pallë, se shpatës ndryshe i thuhet pallë. Politika do kthehej në një trotuar dhe treg mesjete.

Kryeministri i quan metafora por është diskriminim. Drejt Bashkimit Europian ku duam të shkojmë, nuk është kjo gjuha. Dhe kundërshtari nuk mund të jetë këneta.

Sot unë dua të votoj PD, analizoj se më shërbejnë gjithë premtimet. Çfarë do të thotë se unë jam çyryk, se unë mund të them diçka më të rëndë, kjo është gjuhë përçarëse, diskriminuese dhe stigmatizuese.

Duhet të kishte një reagim nga vetë njerëzit e tij, nga vetë njerëzit brenda PS. Nuk kemi të bëjmë në të gjitha rastet me lapsus.

Lapsus është përdorimi i termit autik, ai duket se është një lapsus që ka rrëshqitur në leksikun e Kryeministrit. Është parë reagimi publik ndaj kërkoi ndjesë.

Gjithë pjesa tjetër si pjesa për të kërkuar nudizmin në internet, është strategji. Mbylli një cikël me Bashën dhe ka hapur një cikël të ri me Vrenozin.

Njerëzit po shkojnë te sipërfaqësorja dhe po harrojnë substancialen. Rama ka shumë gjëra që nuk janë realizuar dhe po përpiqen të anashkalohen dhe maskohen dhe shumë gjëra të mos flitet fare.

Si skandali i inceneratorëve dhe skandali i dhënies masive të pronave publike. Ne nuk duhet të harrojmë çështjen e lejeve të ndërtimit, ku është sektori më kritik dhe kryqëzimi i pastrimit të parave.

Opozita nuk merret, është koshiente por ka interesat e saj. Në këtë kontekst, një nga tezat më të mira që do kishte opozita, po ku ka opozitë më komode se sa të kesh gati gjysmën e qeverisë në hetim, një pjesë të kryebashkiakëve, opozita nuk flet fare, ose flet tërthorazi, se ka liderët ë vetë në hetim.

Kjo nuk ndodh se opozita ka hall të sulmojë SPAK dhe jo mazhorancën. Mazhoranca del si garantë e Prokurorisë së Posaçme, dhe thotë mos i votoni ata se ne do ju japim drejtësi.

Mendo një grua që ka problem me bashkëshortin e saj. Ke Kryeministrin e vendit që ia fut asaj gruaje në subkoshiencën e saj se ky është burri i saj, ky është një shkatërrim total i familjes në themel.

I thotë burrit të vetë çyryk në një moment të caktuar se ia ka thënë kryeministri. Ç’është kjo lloj papërgjegjshmërie politike.

Ne tani zhvendosim gjithë vëmendjen dhe merremi me spotin e asaj, çyrykllëkun e Ramës dhe nuk merremi me mungesën e ofertës politike.

Nuk besoj se do i kthehet kundër, se opozita që mund ta përdorte. Del Kryeministri në fushatë me drejtorin e përgjithshëm të sigurimeve shoqërore, në orar pune, po në Gjirokastër.

Është administratë ky zotëria, po Kryeministri është vetë administratë? A bëhen më mbledhje qeveria. Opozita nuk merret.

Ka dhe një lloj paaftësie për të ngritur çështje dhe për të gjetur pikat e duhura. Berisha nuk do ta institucionalizojë SPAK. Është retorikë boshe politike e Berishës.

A i ka thënë Bersha Nanos në 2004, kur i tha do ti presë duart me gërshërët e ligjit. Dhe ne besuam që kur Berisha do vinte në pushtet do të priste duart e korrupsionit dhe iu dha një votë mbështetëse e fortë, masive dhe Berisha e shpërdoroi.

Berisha goditi ca banda për të thënë që unë po qeveris dhe më pas u mbyll pas dy vitesh të qeverisjes filloi rikapitalizimi korruptiv të të gjithë njerëzve.

Më pas filluan oligarkët të mbinin që arritën në lulëzimin optimal në kohën e Ramës, që i mori Rama të gjithë dhe Berisha sot nuk i përmend.

Pse nuk flet Berisha për Shefqet Kastrarin, Samir Manen, jo se këta nuk bëjnë punë, bëjnë punë, por a i kanë të gjitha punët e pastra.

Si dalin këta në raport me evazionin fiskal, me taksat. Dalin të kulluar, si janë të gjithë këta?

Të gjithë janë të ingranuar dhe të gjithë këta po kërkojnë rotacionin, jo ndryshimin. Ndryshimi është ai që kërkohet në publik.

Duhet të presim datën e zgjedhjeve për të parë se si do jetë kompozimi i puzzle final të parlamentit pas zgjedhjeve.

Unë mendoj se vetë opozita është e shpërqendruar dhe nuk ka motiv përveç të jetë Berisha lideri dhe kaq.

Kjo opozitë nuk ndjehet më shumë se Flamur Noka dhe Sali Berisha. E dëgjoja zotin Noka që thoshte ne e kemi të sigurt fitoren.

Kur pas zgjedhjeve pllakos heshtja ky është zhgënjimi më i madh që pësojnë njerëzit. Unë mendoj se zgjedhjet janë të kryera, mazhoranca do e arrij shumicën e saj.

Rama tha se 71 e kemi të sigurt, por sondazhet tregojnë që nuk e ka situatën aq mirë sa duket. Por me angazhimet e këtyre grupeve të errëta, mund të arrijë fitore të rëndësishme.

Mund të thellohet, por nuk e di se si prodhon politikë ish-drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, nuk ka qenë askush, nuk e njeh asnjë, nuk ka qenë në terren.

Si ka mundësi që pikat më të nxehta për njerëzit, siç është siguria ushqimore, siguria në shkolla, arsimi, nuk kërkohen fare dhe nuk ka fare debat.

Fëmijët po hanë domate me pesticide që shkaktojnë kancerin e zorrës dhe statistikat thonë se është i pari që po merr jetë njerëzve.

Heqja e herësit ka bërë që të ketë një luftë të madhe që ata që janë në listë të hapur të punojnë për ata që janë në listë të mbyllur.

Nuk del me 12 mijë vota në Tiranë, mund të marrësh dhe 30 mijë vota dhe nuk del dot, se varet sa vota marrin listat e mbyllur.

Mund të duhen dhe 38 mijë vota për një mandat të listës së hapur. Do kemi në parlament njerëz që nuk na thonë asgjë, nuk përfaqësojnë asgjë.

E ke teknicien të mirë Ceno Klosin, bëje ministër Financash, por çfarë lidhje ka ai me politikëbërjen. Përfaqësimi është një pikëpyetje e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy