Ndihmës Sekretari amerikan takim me Dumanin: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Ndihmës Sekretari amerikan takim me Dumanin: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Ambasada amerikane ka zbardhur fokusin e bisedimeve Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK, Altin Dumanin, prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. dhe unë dua që të gjithë ju të dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur, por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

dhe unë do t'ju nxisja e para ë dini se po sillni ndryshim dhe e dyta të mos dorëzoheni, të vazhdoni. Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju dhe unë mund t’ju premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e SHBA-ve do të jetë partneri juaj në këtë dhe do të ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy