Vizita e Erdogan/  Çupi: Turqia tenton të ushtrojë influencë në Shqipëri, por stabiliteti në rajon ruhet me aleatë (VIDEO)

Vizita e Erdogan/  Çupi: Turqia tenton të ushtrojë influencë në Shqipëri, por stabiliteti në rajon ruhet me aleatë (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi duke folur në MCN Live mbi vizitën e Erdogan-it në Shqipëri tha që Turqia përpiqet të ushtrojë influenca në Shqipëri, por theksoi se stabiliteti në rajon ruhet përmes aleatëve.

Ai vuri në dukje se Turqia është një aleat i SHBA-ve dhe Erdogan vjen në Tiranë si "mesazher i Perëndimit". 

Nëse nuk ka shoqëria oponenca në këto raste është keq. A ka influenca Turqia me ardhjen e Erdoganit? Padyshim që tenton të ushtrojë influenca. Mes atyre influenca merren në konsideratë përfitimet e shtetit dhe kjo është politika botërore. Është zbuluar prej studiuesve që ka një tentativë për të krijuar Otomaninë e vjetër. Ama ta bësh zero influencën e tjetrit, do të thotë të bësh zero edhe fuqinë tënde për ta përballuar fuqinë e tjetrit. Turqia është faktor i pandashëm nga historia dhe realiteti ynë, sepse një pjesë e madhe e kulturës sonë ka përafërsi të madhe me kulturën turke, gjuha ka turqizma, ka shumë njerëz, grupime që kanë lidhje organike me Turqinë. Ndikimi politik mbetet nga fundi i radhës. Në radhë të parë është një bashkëpunim mes dy shteteve, një show politik në raport me çfarë ndodh në rajonin tonë. Stabiliteti në rajon ruhet me miq, aleanca, moskonflikte, shuarjen e konflikteve historike, dhe duke ruajtur raportet tona me aleatët e Amerikës. Turqia është një aleat i SHBA-ve. Nëse vjen presidenti turk në Shqipëri do të thotë që ka ardhur një mesazher i Perëndimit”.

I pyetur a duhej anuluar seanca e Kuvendit, Çupi tha:

“Është plotësisht në kompetencën e kryetares së Parlamentit. Janë tre ngjarje të rëndësishme që mund të jenë bërë shkak për ta anuluar. Një arsye ardhja e Erdogan, lidhet me rrëmujat që krijon opozita, molotovin. Gjëja më e mirë që bën Kryesia e Parlamentit, e shmang këtë rrezik. Opozita po projektohet si repart i rrezikshëm paramilitar dhe militar. Ka një refleksion edhe për datën 15 kur hapen negociatat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy