Paloka: Basha do vazhdojë farsën, në vjeshtë do ketë lëvizje brenda dhe jashtë parlamentit (VIDEO)

Paloka: Basha do vazhdojë farsën, në vjeshtë do ketë lëvizje brenda dhe jashtë parlamentit (VIDEO)

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se në shtator do të ketë lëvizje nga Partia Demokratike. “Do ketë lëvizje dhe në parlament dhe jashtë parlamentit, brenda opozitës. Basha do vazhdojë farsën. Pse duhet të bëjë një farsë idiote? Do vazhdojë bashkëpunimin me Ramën se dhe Ballën e ka ministër të Brendshëm. Mendoni se ishte rastësi që në të njëjtën orë dhe në të njëjtën banesë qëlloi dhe Balla dhe Basha? Basha është tërësisht në shërbim të Ramës dhe ai do e mbajë si kryetar falso të PD, se i duhet”. Në një intervistë për MCN Live, ai tha se në parlament do ketë lëvizje si grupe parlamentare dhe do të vendoset se çfarë do të bëhet, duke shtuar se mundësitë për të reaguar kanë mbetur shumë pak. “Nëse do vazhdojmë të presim si idiot që Rama të zhvillojë zgjedhjet në këto kushte, i bie të jemi idiotë dhe vetë. Duhet të marrim vendime të forta, rrugët që do të ndjekim. Rama nuk i vjedh zgjedhjet se është Berisha, por i vjedh se duhet të mbajë pushtetin. Nuk duhet thjesht të ndërrojmë fytyrat apo emrat në PD. Duhet të marrim vendime të forta, dhe rrugët që duhet të ndjekim nuk mund të jenë rrugët normale, qoftë dhe protestat. Këtu ose ikën kjo qeveri ose bëhen zgjedhjet pa këtë qeveri, ose është e kotë të tallemi me shqiptarët se me të njëjtat forma dhe mënyra të vazhdojmë të marrim qeverinë dhe të na vijë pushteti nga qielli.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy