
Kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi analizoi mbrëmjen e sotme në “Arnautistan” në MCN Tvrezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Gjatë emisionit ai tha se duhet bërë një analizë e hollësishme për të parë ku është gabuar dhe sipas tij të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Unë kam dalë shumë mirë, por jam i trishtuar me rezultatin, prisja fitoren e PD-së. Do isha duke gënjyer nëse do thoja nuk janë blerë vota por unë mendoj se duhen bërë ndërhyrje të hollësishme. Edhe unë kam gabuar, por ne kemi qenë ekip dhe jemi aksionerë të rezultatit dhe të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi dhe të bëjmë një analizë me demokratët për të rikuperuar gabimet në të ardhmen. Ka vetëm 12 orë që është mbyllur procesi i votava preferenciale. Është shumë herët për të folur për dorëheqje dhe përgjegjësi. Duhet një analizë dhe të gjithë të shpjegojnë rezultatin dhe të mbajë përgjegjësi”, tha Këlliçi.



