
Pyetjes së gazetarit Ylli Rakipi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, të ftuarit nuk ndanë të njëjtin mendim në lidhje me një marrëveshje të mundshme Rama-Basha.
Rakipi: Në këtë histori po thonë që Lul Bashën e ka blerë Edi Rama.
Patozi: Kur e blenë? Kur u rizgjodh apo kur përjashtoi Sali Berishën. Kjo nuk ka asnjë lloh logjike politike. Me këta njerëz jo vetëm nuk fitohet, por as fgrymë nuk merret.
Harxhi: Janë bashkë.
Patozi: Amerikanët mes të verbërve zgjedhin atë që ka një sy. Edi Rama nuk ka nevojë ta blejë. Kanë interesa të përbashkëta, merren vesh në distancë.
Shehi: Unë besoj që Basha akoma shpreson të jetë dikushi dhe të bëjë diçka bashkë.
Çani: Jo, absolutisht. E them me bindje sepse nuk negociohet posti i kryeministrit. Nuk mund ta blesh dot.



