17 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kërkojnë nga drejtuesit e selisë blu pastrimin e partisë nga të gjithë personat e mbështetur nga Soros. Nisma me firmat përkatëse dhe kërkesat specifike janë bërë publike nga Lisandër Hoxha, i cili thotë se askush nga ata nuk duhet të mbajë poste drejtuese në parti.



