Zgjedhjet parlamentare/ Reagon Thaçi, nuk uron fituesin: Votim i lirë, pjekuri politike

Zgjedhjet parlamentare/ Reagon Thaçi, nuk uron fituesin: Votim i lirë, pjekuri politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar qytetarët e vendit dhe partitë politike për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje. Por, Thaçi nuk e ka përmendur edhe partinë fituese të këtyre zgjedhjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka deklaruar se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike, derisa ka thënë se e njejta pjekuri politike duhet të tregohet edhe në formimin e qeverisë së re.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor,PDK, partia e dikurshme e presidentit Thaçi, është rradhitur e treta.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy