Meta: Presim rekomandime pozitive nga BE (VIDEO)

Meta: Presim rekomandime pozitive nga BE (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, gjatë një takimi me banore të Beratit, vlerësoi rolin e kësaj partie në realizimin e reformave më madhore të vendit, që do të bëjnë të mundur çeljen e negociatave me BE-në. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, i zhvilluar në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit për kryetar të LSI-së, u shpërndane dhe kartat e anëtarësisë per 600 te rinj te kesaj force politike.

“Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së. Roli i LSI-së ka qenë kyç në realizimin e shumë reformave në vend dhe veçanërisht në arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë”, u shpreh kreu i LSI-së.

Vetëm përmes bashkëpunimit, tha ai, për çështjet më të mëdha që i interesojnë të ardhmes afatgjatë të vendit, ne do të arrijmë të plotësojmë të gjitha ato standarde që kërkon anëtarësimi në BE, por dhe përmirësimi i vazhdueshëm i jetesës së qytetarëve tanë. Meta theksoi se hapja e LSI-së është një kontribut shumë i rëndësishëm për forcimin e saj, ashtu sikurse demokratizimi i brendshëm i saj e ndihmon atë të bëhet akoma më e fortë.

“Një LSI më e fortë do të thotë një Shqipëri më e qetë, më e stabilizuar dhe më e sigurt në rrugën e integrimit evropian dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Ndaj rritja e LSI-së, ruajtja e vlerave që kjo forcë politike ka sjellë dhe për të cilat qëndron në jetën politike të vendit është një shërbim, në radhë të parë ndaj vendit”, deklaroi Meta.
LSI do të kërkojë shumë më tepër nga vetja në mënyrë që t’i shërbejë më mire Shqipërisë dhe të gjithë atyre që besojnë tek kjo lëvizje, shtoi ai. LSI gjithmonë gjen fuqinë për të reflektuar dhe për të përmirësuar vetveten. Dhe kjo është një nga avantazhet më të mëdha të saj në raport me forcat e tjera politike që shkëputen nga realiteti”, nenvizoi ai.

Nënkryetarja e LSI-se, Kejdi Mehmetaj, i konsideroi zgjedhjet brenda LSI-së një mundësi e mirë për të afruar edhe më shumë njerëz të dijes ne strukturat drejtuese të kesaj partie. Deputetja e LSI-së për qarkun Beratit, Silva Caka, theksoi se anëtarësia e kesaj force politike duhet të votojë më 6 nëntor për kandidatët që përfaqësojnë interesin e qytetarëve.

Kryetarja e Këshillit Drejtues Kombëtar, Erisa Xhixho, nënvizoi se vendi ka nevojë për një parti politike që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit. Edhe kryetarja e re Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, vuri ne dukje rritjen e anëtarësise se LSI-së në qarkun e Beratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy