Bashkia e Hasit shpall “Qytetar Nderi” atentatorin e Azem Hajdarit

Bashkia e Hasit shpall “Qytetar Nderi” atentatorin e Azem Hajdarit

Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-deputetin socialist, Gafur Mazreku.

Këshilli Bashkiak ka miratuar kështu propozimin e një grupi këshilltarësh për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” ish-deputetit që plagosi Azem Hajdarin në vitin 1997.  

Propozimi është miratuar me 13 vota pro dhe 1 abstenim, pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim.

Mazreku është vlerësuar me motivacionin ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’.

Në shtator 1997, pas një debati që Mazreku dhe Hajdari patën në sallën e Kuvendit. Debati degjeneroi në dhunë e më pas në përdorimin e armës. Mazreku e qëlloi tre herë me pistoletë deputetin Hajdari, por ai ia doli të mbijetojë.

Mazreku u dënua me 8 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit, por vuajti vetëm 5 vjet të dënimit pasi përfitoi nga aminstia.

Gafur Mazreku është ndarë nga jeta disa vite më parë për shkak të një sëmundjeje.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy